Opera Mrika, ose guximi madhështor i artistëve shkodranë në dhjetorin e 1958.
Personazhet dhe interpretët e Operas së Parë Shqiptare.
Dossier
Besi Bekteshi

Kush ishin pjesmarrësit e këtij suksesi të jashtëzakonshëm dhe operas së parë shqiptare e organizuar dhe realizuar në Shkodër!
Unë kam fatin të kem edhe listën reale dhe fletët origjinale të pikërisht ftesës së parë të kësaj mrekullie muzikore shqiptare. Lista është e gjatë. Fillon me autorin dhe dirigjentin Prenk Jakova, regjia Andre Skanjeti, as dirigjent Tonin Harapi, konsulent Kristaq Antoniu, kor maestër Leonard Deda, Zef Leka, Tonin Zadeja dhe Tonin Daija. Pastaj koncert maestër Tonin Harapi dhe Gjon Saraçi. Pedagoge zëri Shpresa Nishani dhe me piktorë Gjon Hila, Çesk Vuksani e Lec Fishta. Normalisht që shfaqa ishte një produkt i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore Shkodër.
Kush janë personazhet, interpretët dhe bashkëpunuesit e operas Mrika?
Mrika është interpretruar nga Klodilde Shantoja dhe Florinda Fishta, Mara e ëma e Mrikës nga Aneta Nikaj Gjini ose daja i Mrikës nga Petrit Garuci, Ndou ose gjyshi i Mrikës nga Filip Krroqi, Gjeta ose i fejuari në djep i Mrikës nga Leo Prela dhe Mark Shllaku. Pastaj Doda nga Abdullah Kalaja, Dava është luajtur nga Klotilde Shantoja, Florinda Fishta dhe Lajde Banushi, Mira nga Roza Banushi, Bardhoshja nga Liza Gajtani, Agimi nga Ndrekë Gjergji, Azizi Mark Shllaku dhe Leo Prela. Pastaj vullnetari nga Hamdi Borshi kurse diversantët nga Omer Osmani, Hasan Smaja, Pjerin Ashiku dhe Zef Beltoja. Inspektor skena ka qënë Ndrek Prela, dritat Teufik Duka dhe Sabah Prizreni, por nuk kanë munguar marangozët Lec Prendi, Kol Lufi, Tom Prela dhe Ndoc Karma. Teknikët skenës kanë qënë Maliq Sejdini. Osman Gruda, Fehmi Gogori dhe Kolë Ndoca. Rekuizitjere ishte Marije Curani, sufler Leonard Deda dhe makjazhi Kin Jaku. Nga vetë prezantimi del qartë dhe sasia dhe kualiteti i njerzve në operan e parë shqiptare.
Por ajo që bënte përshtypje në opera dhe që tregonte edhe fuqinë e madhe të trashëgimisë artistike dhe muzikore është kori me 62 veta të cilët në fakt nuk ishin profesionistë dhe disa prej tyre ishin dhe solistë, por unë po botoj listën e saktë të emrave të koristëve shkodranë në operan Mrika.
Fillon me Lajde Banushi, Gjenovefa Paloka, Rozina Bushati, Margerita Shllaku, Sonja Gllasovi, Leposava Donzha, Kimete Hoxha, Albina Gjonej, Margerita Deda, Anunciata Buriçi, Roza Xhuxha, Jolanda Oroshi, Leila Alibali, Neziha Buriçi, Gjyzepina Gjinaj, Liza Dushi, Regjina Nika, Luçie Pali,Vasilika Bojaxhiu, Neta Paloka, Franka Guraziu, Vitore Barbullushi, Neta Cepi, Tonine Kolombi, Liza Gajtani, Neta Radovani, Vera Prela, Vitore Paloka, Kermalina Gjergji, Regjina Hajmeli, Veronika Prendi. Pastaj vazhdojnë meshkujt me Nevruz Kalaci, Mikel Hilaj, Zef Beltoja, Jovan Shallvari, Pjerin Ashiku, Paç Kallmeti, Nut Gjyrezi, Qazim Kraja, Xhemal Gramshi, Ndoc Kujxhia, Mark Veli, Tonin Bjanku, Gjon Maka, Syri Kastrati, Ejell Hajmeli, Lodovik Prela, Mustaf Smaja, Angjelin Dodmasej, Nazmi Kraja, Zef Paloka, Xhevad Hajdari, Nikolin Shkrivani, Dhimitër Banushi, Sheuki Mati, Hamdi Borshi, Lec Krroqi, Angjelin Zadeja, Rrok Dushi, Gjon Vata, Nuri Haliti dhe Ismet Halili.
Kjo listë e gjatë e emrave që kanë qënë dhe që një shumicë tashmë nuk jetojnë më, kanë vazhduar të kenë profesione të artit në përgjithësi, por janë edhe 42 orkestrantë absolutisht të talentuar që kanë bërë të mundur ekzekutimin e veprës kolosale të Prenk Jakovës. Emrat e tyre janë: Ndoc Shllaku violinë e parë, spala, Tonin Daija violinë e parë spala, Mark Kaftalli, po ashtu, Gjovalin Xhanxhafili violinë, Zef Alimhilli violinë, Paulin Shestani violinë, Robert Prendushi violinë e dytë spala, Luigj Lacaj po ashtu, Henrrik Daragjati violinë e dytë, Aleksandër Garxhola po ashtu, dhe mbas tyre Sulejman Gracevi, Zef Simoni, Hyll Drishti, vazhdojnë Angjelin Zojsi vjolë sëbashku me Gjush Darragjati dhe Zef Harapi, pastaj Gjovalin Lazri vjoloncel sëbashku me Kolë Gjinaj dhe Angjelin Shiroka, pastaj Çesk Jakova kontrabas, sëbashku me Gjon Kapidani. Janë me flaut Tish Hilaj flaut i parë dhe Nush Voci flaut i dytë, janë Tonin Laca me oboe i parë dhe Skënder Hoxha me oboe i dytë, Muhamet Grimci klarinet i parë dhe Guljem Përdoda me klarinet i dytë. Gjon Saraçi fagot in parë, Tonin Zadeja fagot i dytë, Ferdinand Bushati korno i parë, Pjetër Kçira korno i dytë, Nush Deda korno i tretë dhe Burhan Boksi korno i katërt. Vazhdojnë Abdullah Haxhija trombë e parë, Gjovalin Baba trombë e dytë, Nush Shllaku trombon i parë, Zef Bushati trombon i dytë, Abdullah Salabegu trombon i tretë. Pastaj Ndoc Gjergji baz-tuba, Ndoc Pistulli pianoforte – harpë, Palok Kurti timpani dhe Gjon Jubani bateri.
Këto janë të gjithë emrat e atyre që dhanë në publikun shkodran dhe shqiptar, operan e parë të realizuar në Shkodër dhe njëkohësisht artistët të cilët kanjë bërë të mundur vazhdimin e traditës së mrekullueshme shkodrane në muzikë dhe kulturën artistike shkodrane. midis tyre ka pasur piktorë të famshëm, regjizorë dhe instruimentistë virtuozë me famë edhe ditët e sotme.
Opera Mrika ka dalë si trashëgimi vlerash nga të mëdhenjtë e qytetarisë shkodrane si Palok Kurti, Lec Kurti, Kardinal Mikel Koliqi, Pader Martin Gjoka, Shuk Shllaku, dhe ka vazhduar kjo traditë të prodhojë të lartë të tjerë të muzikës si Ramadan Sokoli, Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Gjon Kapidani etj. ‘Mrika’ mishëroi ëndrrën e të gjithëve, por sidomos artistëve shkodranë me në krye të madhin Prenkë Jakova që dhe Shqipëria të kishte operan e saj.
Kujtimi i një plejade të tillë e cila arriti një sukses të madh të kohës, i cili vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një kujtim gati legjendë për realizimin e veprës operistike, është një detyrim moral i ditëve të sotme. Patjetër që mbas kësaj vepre kanë dalë vepra të tjera, por kjo është pionierja e gjinisë së operas dhe njerzit e saj po ashtu, janë pionierët e fillimit të muzikës së madhe që na bashkonte me botën e qytetëruar. Ky përvjetor i Operas Mrika, është një moment reflektimi i madh dhe sidomos frymëzimi për të pasur parasysh se me çfarë guximi artistik dhe sakrifice njerzore, dalin veprat e mëdha. Normalisht që Shkodra ishte, dhe për fat vazhdon të jetë, një dallëndyshe e muzikës, orkestrimit, interpretimi, me shpresën për tu ngritur në atë shkallë guximi dhe pasioni si shumë dekada më parë.